Sekuestrohet një gomone në Himarë
Policia e Vlorës ka sekuestruar një mjet lundrues në himarë, ndërsa ka nisur prcedim penal në gjeje të lirë ndaj pronarit të saj nga Tirana, N.T., 26 vjeç.
Sipas bluve, nga kqyerja që i është bërë mjetit lundrues tip gomone me gjatësi 3 m dhe gjërësi 1.5 m, me motor tip ”Suzuki” rreth 9.9 KF në Himarë, ka rezultuar se ky mjet është pa dokumentacion regjistrimi dhe pa deklarim për lëvizjen e tij.
Materialet janë referuar në Prokurori ndaj këtij shtetasi për shkelje të ligjit Nr.8663 datë 18.09.2000 ”Për regjiistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor me tonazh nën 20NT”, ”Mungesa e matrikullimit ose e regjistrimit” dhe ”Zhvendosja ose përdorimi i një mjeti pa autorizim”.
Policia ka bërë sekuestrimin dhe ruajtjen e mjetit lundrues në Portin e Himarës.

