Selami: Lideri Basha rikandidim për Tiranën, PD të afrojë Rusmalin, Mustafajin e Bamir Topin

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami thotë se kryetari aktual I PD-së, Lulzim Basha duhet të rikandidojë për Tiranën.

“Javët e fundit kam pasur takime të shpeshta dhe kam marrë mendimin e sipmpatizantëve, votuesve, anëtarëve të Partisë Demokratike, kryetarëve të seksioneve dhe grupseksioneve dhe kryetarëve të degëve në Tiranë si dhe të studentëve në leksionet e hapura me ta. Shumica dërrmuese e tyre janë të mendimit që Basha duhet të rikandidojë, pasi ka shancet më të mira për një rezultat pozitiv në Tiranë, si kryeqendra politike, ekonomike dhe kulturore e Shqipërisë.”, ka thënë për mediat duke mohuar kategorikisht emrin e vet si kandidat i mundshëm.

Po kështu Selami është shprehur se duhet mbajtur një qëndrim ribashkimi brenda Partisë Demokratike të ish-deputetëve si Ilir Rusmali, Besnik Mustafaj, Selami Xhepa si dhe të Bamir Topit në koalicion me PD-në.

“Kam qenë dhe jam në favor të çdo ribashkimi dhe afrimi të kontributeve brenda Partisë Demokratike si dhe në koalicionin e djathtë. Në këtë pikë duket se ka një kthese, por ka ende shumë për të bërë. Mendoj që nga kontributi që Partia Demokratike dhe e djathta të dalë fituese në zgjedhjet e 21 qershorit, nuk duhet të përjashtohet asnjë forcë politike që investohet në fitoren e së djathtës”, është shprehur Selami.

Eduart Selami eshte nje figure me stature te forte politike dhe asnjehere i akuzuar .Fakti qe Selami kerkon ofrimin e Bamir Topit ne keto zgjedhje tregon se selia e PD-se ka filluar te kuptoje se pa nje koalicion emrash e partish nuk mund ti fitoje keto zgjedhje. Ndaj duhen emra per bashkite qe te jene njerez publike e jo militante. Rendesi ka qe te fitohen zgjedhjet nenkupton Selami .

SHKARKO APP