Sëmundja e plasjes, ministria e Bujqësisë 240 mijë vaksina për gjedhin
Ministria e Bujqësisë njofton se ka gati 240 mijë vaksina për të imunizuar popullatën e gjedhit që është prekur nga sëmundja e dermantozës nodulare.
Sipas MB-së, “sot shpërndahen 150 mijë doza vaksinë, ndërsa 90 mijë doza të tjera, javën e 3-të të gushtit me një mbështetje nga buxheti i shtetit”.
Sëmundja e dermantozës nodulare ka prekur në total 425 krerë gjedhi në vendin tonë dhe për këtë ministria e Bujqësisë ka nisur një fushatë të gjerë vaksinimi kundër saj, ndërsa në gjithë vendin nuk lejohet shitja dhe tregtimi i mishit të gjedhit me origjinë nga Shqipëria.
Mësohet gjithashtu se në të gjithë vendin do shpërndahen 165.000 doza vaksina duke arritur në këtë mënyrë në imunizimin e gjithë popullatës së gjedhit në vend. Të njëjtat burime thonë se plani është ndërmarrë pas udhëzimeve të BE-së.
Kjo sëmundje prek kryesisht lopët, duke u shfaqur në lëkurë. Specialistët sqarojnë se sëmundja është, infektive, me karakter shpërthyes dhe fatal për gjedhin. Kjo sëmundje, e cila nuk paraqet rrezik për njerëzit, është tani e pranishme në Turqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Bullgari dhe Greqi.
KOHA JONË SONDAZH

