Serbë e shqiptarë, përleshje në një azil në Hamburg

Policia e Hamburgut, pengoi të hënën, një përleshje masive mes serbëve dhe kosovarëve në një kamp azili. Mësohet se sherrin e provokoi një shtetas serb i cili ishte i dehur. Ai nisi të konfliktohej fillimisht me një të ri nga Kosova. Situata është përshkallëzuar dhe rreth 100 serbë dhe kosovarë kanë marrë pjesë në këtë përleshje. Rreth 30 policë gjermanë kanë ndërhyrë për t’i ndarë dy grupet, ndërsa 38-vjeçari serb së bashku me një person tjetër janë ndaluar në paraburgim.

SHKARKO APP