Serbët duan aleancë me grekët, Vulin kundër Ramës: Veç bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe
Qeveria serbe e Millosh Vuçeviç kërkon raporte të mira me Shqipërinë, por nuk kaloi shumë kohë që Aleksandër Vulin, zëvendëskryeministër në kabinetin e ri, të tregonte qëllimet e vërteta.
“Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe”, u shpreh Vulin në një reagim agresiv kundër takimit të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi. “Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë”.
Zv/kryeministri serb kërkon nga Greqia që të formojnë një aleancë anti-shqiptare. ”Njohja e të ashtuquajturës Kosovë nga autoritetet greke dhe pranimi i Prishtinës në Këshillin e Evropës, do të ishte një kontribut i pamatshëm i Qeverisë së Greqisë dhe Dora Bakoyanis në krijimin e Shqipërisë së Madhe. Shqipëria mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe, por edhe nga ju grekë të dashur, grekët tanë. Ju lutem mendoni për këtë”.