Serbi godet në kokë me shufër metalike 19-vjeçarin shqiptar

Një 19-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është plagosur rëndë në një kamp refugjatësh në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën (15 tetor) në qendrën e azilkërkuesve në Halberstadt.

Policia lokale i tha medieve gjermane se autori i ngjarjes ishte një 34 vjeçar nga Serbia, ndërsa plagosja ka ardhur pas një grindje midis tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dëshmive, 19-vjeçari është goditur me një këmbë metalike tavoline në kokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia dhe ndodhet në qelitë e paraburgimit, nën akuzën e tentativës së vrasjes. Personi i plagosur po trajtohen në spitalin e Halberstadt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?