Serbia dënoi pushtimin rus, por Vuçiç akuzon: Duan largimin e Rusisë nga OKB që të anëtarësojnë Kosovën

Edhe pse në mbledhjen e Asamblesë së OKB, Serbia dënoi me votë pushtimin rus në Ukrainë, menjëherë pas votimit Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç akuzoi bashkësinë ndërkombëtare. Ai thotë se po përgatit një nismë e cila ka si synim përjashtimin e Rusisë nga Kombet e Bashkuara me qëllim për të përshpejtuar anëtarësimin e Kosovës.

“Ata planifikojnë të thërrasin një debat për përjashtimin e Rusisë nga OKB-ja duke u bazuar në nenin 6 të Kartës së OKB-së. Pas kësaj do të ketë presion mbi Kinën për të ndryshuar Rezolutën 1244 dhe pas ndryshimit të Rezolutës 1244 nuk do të kemi bazë ligjore që të thirremi në të drejtën ndërkombëtare për të ruajtur integritetin tonë territorial, siç e kemi sot. Dhe më pas do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës nga ato shtete të NATO-s dhe BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë”.

Po ashtu Vuçiç tha se Ministria e Jashtme ka përgatitur një notë proteste për Turqinë, pasi presidenti Erdogan deklaroi se Turqia do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

SHKARKO APP