Serbia kërkon daljen në portet e Shqipërisë

Gjatë takimit të grupit teknik të punues mes Serbisë dhe Shqipërisë për përgatitjen e projekt propozimeve me rëndësi rajonale, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Ndërtimit,Transportit dhe Infrastrukturës së Serbisë, Zorana Mihajloviç ka kërkuar ndihmën e BE për dy projekte të rëndësishme.

Zorana Mihajloviç tha se do të kenë marrëveshje kornizë mbi projekte infrastrukturore mbi autostradën Nish – Prishtinë – Tiranë, si dhe rindërtimin e hekurudhës Beograd – Tivar me lidhje të një krahu në Shqipëri, dhe se ekspertët brenda grupit vlerësojnë jo vetëm kostot, por edhe kohën dhe çfarë është ajo që duhet bërë në këto projekte.

Mihajloviç tha se kostoja e punimeve në lidhje me daljen në port nëse flitet për autostradën, rindërtimin e hekurudhës Beograd – Tivar, do të ishin rreth dy miliardë dollarë.

SHKARKO APP