Serbia lëshon flet-arrestin për Ivan Bogdanovin

“Për shkak të hyrjes në fushë, prokurori përfundimisht mund të ngrejë një akt-padi kundër Bogdanovit për shkak të nxitjes së dhunës në ngjarje sportive. Për shkak të hyrjes së fushë të Bogdanovit dhe huliganëve tjerë, FSS-së i janë marrë tri pikë dhe dënim prej 100 mijë eurosh dhe zhvillimin e dy ndeshjeve pa shikues”, raporton kjo e përditshme serbe.

Ivan Bogdanov, anëtar i grupit të tifozëve të Crvena Zvezdës “Ultra Boys” nga Senjaka, është i njohur edhe për incidentin në Genova të Italisë në vitin 2010, kur u ndërpre ndeshje ndërmjet Italisë dhe Serbisë.

Bogdanov ka djegur edhe flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës dhe ishte dënuar me tri vjet burg dhe pesë vjet ndalim për hyrje në vendet e BE-së. Megjithatë, kjo nuk ka vlejtur në Serbi.

SHKARKO APP