Sërish kanabis në Kurbin, arrestohen dy persona

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohet se janë autorë të thasëve më kanabis që u zbuluan një ditë më parë në hidrovorin e fshatit Adriatik në Lezhë.

Policia informon se u arrestuan shtetasit  Nikoll  Koca, 25 vjeç,  dhe  Rajmond Prenga, 21 vjeç,  banues në Kurbin. Këta dy persona u arrestuan pasi gjatë patrullimit në vijën bregdetare iu sekuestruan 11 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Policia informon se: Më datë 23.10.2016,  në zbatim të planit operacional “Për parandalimin dhe  goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike”, shërbimet e F.N.Sh-së,  të Policisë Kufitare Shëngjin dhe të Seksionit kundër Narkotikëve në D.V.P. Lezhë,  gjatë patrullimit në kufirin bregdetar,  kanë goditur  një  rast të  tentatives për trafikimin të lëndëve narkotike nga vija bregdetare.  Konkretisht në Adriatik u konstatua mjeti me targë AA 814 GD,   ku gjatë kontrollit të ushtruar  i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, 11 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva e futur në 2 thasë të zinj,  e fshehur në mjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu dje janë gjetur 15 thasë të mbushur me mbetje   të bimëve  narkotike Cannabis -Sattiva  në Hidrovor – Adriatik , Kurbin dhe këta 2 shtetas dyshohen si poseduesit e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Kurbin për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?