Sërish në shkollë! Si të mbajmë larg Covid-19, ndiqni disa këshilla bazë

Ndërsa prindërit dhe nxënësit po bëhen gati për vitin e ri shkollor, i cili kete herë hapet në mes të një pandemie që nuk dihet sa zgjat, e po ashtu nuk dihet si do ndikoje tek numri i të infektuarve, ka disa gjera te thjeshta qe duhen ditur per ta mbajtur larg Covid-19.

Më poshtë keni të renditura disa këshilla që të gjithë nxënësit, gjimnazistët dhe studentët duhet të kenë parasysh vetë:

– Përpiquni ta konsumoni pushimin në ambient të hapur, në hyrjen jashtë shkollës apo në oborrin e saj, gjithnjë duke evituar edhe grumbullimet e mëdha pranë njëri-tjetrit.

– Evitoni radhën e gjatë për të dalë nga klasa në përfundim të mësimit, por dilni njëri-pas tjetrit deri sa klasa të boshatiset.

– Nëse vini re se mjeti i transportit me të cilin shkoni në shkollë, është i tejmbushur me nxënës, bëni diçka që kjo të ndryshojë dhe mos pranoni të lëvizni me atë automjet.

– Qëndroni me miqtë tuaj më të afërt dhe zvogëloni ndërveprimin midis grupeve të ndryshme.

– Nëse dikur ndërronit rrobat në dhomat e fiskulturës, komunikoni me mësuesen për të menduar diçka tjetër, ose për t’u ndërruar me radhë në dhomë, njëri pas tjetrit, për të evituar grumbullimin.

– Mbani maskë gjatë gjithë procesit mësimor, por edhe në autobusin e shkollës.

Për prindërit:

-Sigurojini fëmijës tuaj një maskë të pastër dhe një maskë rezervë çdo ditë, në një qese të pastër.

– Pajisuni me dezinfektantë dhe letra të lagura dhe përdorini ato herë pas here.

– Lani duart shpesh dhe mos harroni t’i lani ato direkt sapo mbërrini në shtëpi.

– Mos pranoni të hyni në klasë, nëse ambienti nuk duket i pastër dhe përreth ka mbeturina.

– Përpiquni të mos fiksoheni pas Covid-19 dhe të përqendroheni në mësim, gjithnjë duke u treguar të kujdesshëm.

SHKARKO APP