Sërish skenari i vitit 2022? Çmimi i naftës dhe benzinës arrin rreth 200 lekë për litër
Çmimet e karburanteve në vend janë rritur sërish. Në disa pika, një litër naftë dhe benzinë po shitet për 198 lekë. Me 64 lekë është rritur çmimi i gazit. Kjo është rritja e katërt e çmimit të karburanteve në vend.
Në vetëm 48 orë nga operacioni amerikano-izraelit në Iran, në Shqipëri nafta dhe benzina kërcyen në 182 dhe 183 lekë për litër. Karburantet u rritën sërish më 6 dhe 8 mars, për të kulmuar të martën, më 10 mars.
Në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, është zhvilluar një takim i dytë me përfaqësues nga tregu i karburanteve në vend. Ndërsa nafta po rritet, taksistët paralajmërojnë shtrenjtim të biletave të udhëtimit.
Shoqata e Hidrokarbureve sqaron se çmimi i naftës caktohet sipas vlerave të ditës në bursë. Sipas tyre, importuesit e blejnë naftën në bursë, e sjellin dhe e mbajnë në magazinat e tyre doganore pa e zhdoganuar. Ditën që e hedhin në treg, i caktojnë çmimin sipas vlerës që ka bursa. Kjo praktikë shtrenjton automatikisht edhe çmimin e naftës me pakicë për konsumatorët.
KOHA JONË SONDAZH

