Serrë me 350 bimë kanabis, në pranga 56-vjeçari nga Lazarati

Policia e Gjirokastrës ka shkatërruar një bazë të kultivimit të kanabis sativës. Gjatë operacionit të koduar “neonet”, u arrestua Muzafer Mamo, 56 vjeç nga Lazarati.

I arrestuari kishte në pronësi një magazinë të vjetër në lagjen industriale, në Gjirokastër dhe kishte krijuar një serrë me sipërfaqe 70 metra katror, me 350 bimë narkotike.

Kanabisi rritej me anë të sistemit të ngrohjes me llampa elektrike. Bima narkotike u asgjësua në vend me anë të djegies, ndërsa pajisjet elektrike u sekuestruan në cilësinë e provës material.

SHKARKO APP