Servet Pëllumbi: Përjashtimi i Tom Doshit, një gjë normale

Ish kryetari i Parlamentit Servet Pëllumbi ka folur në lidhje me çështjen e Tom Doshit.

Në një prononcim për GSh, Pëllumbi ka thënë se përjashtimi i deputetit Tom Doshi ishte një gjë normale për t’u bërë.

“Largimi i tij ihte një hap normal. Pas akuzave të forta që bëri nuk do të ishte logjike që ai të ishte pjesë e grupit parlamentar socialist”, tha Pëllumbi.

I pyetur për akuzat për atentat Pëllumbi ka refuzuar që të përgjigjet.

“Këtu po flitet për krime në nivel të lartë shtetëror. Unë nuk mund të komentoj në këtë pikë. Këto janë çështje që i zgjidh drejtësia”, tha Pëllumbi.

SHKARKO APP