Serwer: Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve

 

Eksperti për çështjet e Ballkanit, profesori Daniel Serwer, i cili konsultohet shpesh nga Shtëpia e Bardhë për politikat në Ballkan, në një ligjëratë që pati me studentët e Kosovës që po qëndrojnë në një vizitë studimore në Washington Spring School, tha se “Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve”.

Ai ka bërë këto komente duke folur për vonimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, proces ky i cili sipas prof. Serwer, është i stërvonuar dhe i pajustifikueshëm nga Evropa.

Në takimin me studentët, Serwer tha se hapja e çështjes së kufijve në Ballkan është hapje e “Kutisë së Pandorës”, raporton Telegraf.

“Nuk mund te ketë as ndarje të Kosovës e as bashkim me Shqipërinë. Ndryshimi i kufijve është hapje e Kutisë së Pandores dhe kjo nuk i duhet Amerikës dhe aleateve tanë në Evropë”, ka thënë Server.

SHKARKO APP