“S’është tragjedi e madhe”, Lubonja për koronavirusin: Të hetohet rrugëtimi i pacientit zero, shpresoj të pakësohet për shkak të masave të marra
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për koronavirusin, deklaroi se duhet hetuar rrugëtimi i pacientit zero që ka udhëtuar nga Firenze në Shqipëri.
“Sic më rezulton mua, del se ky pacienti zero është nisur në datën 26 për në Shqipëri. Pacienti zero ka ardhur me makinë, ka kaluar Veneton, ndoshta ka ndaluar, është futur në supermarket etj. Të hetojmë më mirë rrugëtimin e pacientit zero. Edhe Italia është në një gjendje disi kritike. Në Lombardi ka numër të lartë vdekjeje. Duhet parë se çfarë ndodh dhe më pas të mund të marrim masa”, tha Lubonja.
Fatos Lubonja nënvizoi se edhe gripi i zakonshëm shkakton viktima, kurse shtoi se marrja e masave është e rëndësishme.
“Këtu lind hipotezë e rrezikshme pak. Siç dimë, virusi i zakonshëm i gripit, janë sëmurë gati 15 për qind dhe ka vdekje edhe nga ky grip. Nëse ky virus është më agresiv sesa gripi i zakonshëm, mund të kemi më tepër viktima. Kemi disa të panjohura. Masat që janë marrë do ta pengojnë të përhapet si gripi tjetër.
Edhe paniku duhet me masë, edhe qetësia me masë. Në cdo shtet janë marrë masa, por të ndryshme nga njëri vend në tjetrin. Në Itali janë marrë shumë masa, por sërish mendoj se nuk ka ndonjë katastrofë të madhe. Ky virus ka ngritur shumë pikëpyetje për politikën, shoqërinë, të ardhmen. Sepse me këtë virus mund të thonë njerëzit se punoj në shtëpi e kjo krijon izolim nga shoqëria”, tha ai.
Për Lubonjën, edhe marrja e masave në Shqipëri ka shumë rëndësi.
“Në Itali vdesin shumë edhe sepse popullsia në moshë mbi 80 vjec e mbi 90 vjec ka shumë. Shqipëria ka një popullsi më të re dhe mund të rezistojë më mirë. Por, masat duhen marrë patjetër. Ka rëndësi të merren masat”, u shpreh Lubonja.
Më tej, Lubonja deklaroi se zhvillimet politike në Amerikë kanë rëndësi të madhe, pasi politika amerikane ka jehonë kudo në botë. Ndërsa, shtoi se duhet rrëzuar Trump, pasi përbën rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Primaret mes Sanders dhe Joe Biden u zhvilluan. Është ngjarje e rëndësishme, sepse Amerika ndikon me politikat e saj në mbarë botën. Ka Amerikë të republikanëve, ka Amerikë të demokratëve. Ka shumë Amerika, prandaj duhet të njihen. Amerika ka sot dy probleme mendoj. Një problem është problemi i asaj që quhet lëvizje antiestablishment e majtë dhe një lëvizje antiestablishment e djathtë e Trump që fitoi. Pra, duhen bashkuar e majta për ta rrëzuar Trumpin. Një narcizist psikopat që rrezikon Amerikën. Sanders thotë se unë mund ta mposht. Mendoj se në PD duhet parë mirë se kush është më i fortë se kush mund ta mposhtë Trumpin nga pushteti”, përfundoi Lubonja.