Sesion informimi për Strategjinë e BE-së për Rajonin Adriatik dhe Jon

Në kuadër të lançimit të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatik dhe Jon, Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian organizoi të enjten në qytetin e Vlorës, një sesion informimi. Në qendër të këtij aktiviteti ishte njohja e operatorëve të qeverisjes vendore dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile me përmbajtjen dhe përfitimit prej  kësaj strategjie. EUSAIR është e para strategji makro-rajonale që përfshin shumë vende jo-anëtare të BE-së, mes të cilave Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, në bashkëpunim me disa vende anëtare si Kroacia, Greqia, Italia dhe Sllovenia.  Ajo e ka zanafillën në dhjetor të 2012 kur Këshilli i Evropës ftoi Komisionin Evropian të zhvillonte një strategji për rajonin. Pas përgatitjes së saj dhe konsultimeve me grupet e interesit dhe vendet e përfshira në të, EUSAIR u lançua në qershor të 2014-ës dhe u miratua nga Këshilli në nëntor të këtij viti. Ndër synimet e strategjisë përfshihen, përparimi ekonomik, social dhe zhvillimi në rajon,  integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ndërlidhja e rajonit, përmirësimi i cilësisë së mjedisit dhe rritja e atraktivitetit rajonal (turizmi).Vlore, ne aktivitetin e zhvilluar ne Qendren e Informimit te BE-se. Prej punës së përbashkët për zhvillimin dhe inovacionin, që është një nga kushtet themelore për efektivitetin e kësaj strategjie, do të përfitojnë 70 milionë rezidentë në rajon, përfshirë qytetarët shqiptarë. Përfitimet shtrihen në përmirësimin e kushteve dhe të standardeve të transportit, uljen e kostos dhe rritjen e cilësisë së furnizimit me energji falë ndërlidhjeve më efiçente dhe përdorimit të burimeve alternative, si dhe në për një mjedis të përmirësuar e turizëm tërheqës dhe destinacione kulturore, të zhvilluara bashkarisht. Strategjia synon gjithashtu të ndihmojë katër vendet jo-anëtare, në rrugën e tyre drejt integrimit evropian. Gjatë këtoj aktiviteti, pjesëmarrësit u njohën me strukturën e strategjisë dhe Planin konkret për Veprim, ku  përfshihen hapat e planifikuara që do të ndiqen për implementimin e suksesshëm të saj.

SHKARKO APP