Sezoni i pushimeve të gushtit, radhë 10 km në dogana
Fillimi i muajit gusht ka regjistruar një fluks të jashtëzakonshëm në pikat doganore që lejojnë hyrjen në Shqipëri.
Kështu, radhë të gjata raportohet se janë krijuar në pikën kufitare të Muriqanit. Teksa numri i madh i automjeteve që duan të futen në Shqipëri përshkruan një distancë deri në 10 kilometra.
Por një fluks i madh hyrjesh është shënuar edhe në doganën e Morinit, ku prej orës 3 të mëngjesit deri në orën 8:30 kanë hyrë në Shqipëri 19146 shtetas kosovarë.
KOHA JONË SONDAZH

