Sezoni turistik, Beqaj: 1125 pacientë kanë marrë shërbim shëndetësor

Mbi 1125 pacientë kanë marrë shërbim shëndetësor në të 5 qendrat shëndetësore të hapura përgjatë vijës bregdetarë në Bashkinë e Vlorës, ku vetëm javën e fundit rezulton se janë kryer rreth 400 vizita dhe mjekime.

Këto të dhëna janë pohuar nga ministri i Shëndetësisë,  Ilir Beqaj, gjatë vizitës së punës që ka kryer në Qendrën Shëndetësore të Orikumit.

“Besoj se ka lehtësuar mbarëvajtjen e sezonit turistik veror duke i dhënë mundësinë mysafirëve, pushuesve, vizitorëve, turistëve të marrin një shërbim shumë më pranë, por besoj dukeu dhënë edhe më shumë mundësi operatorëve turistikë që në paketat e tyre të kenë edhe garancinë e një kujdesi shëndetësor shumë më pranë vendeve ku ata kanë zgjedhur të pushojnë”, theksoi kreu i shëndetësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Garanci dhe lehtësim për mbarëvajtjen e sezonit turistik, e ka cilësuar ministri gjithashtu Beqaj funksionimin e këtyre qendrave, duke pohuar se tashmë janë marrë të gjitha masat për funksionimin e këtyre qendrave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sa u përket statistikave, rezulton se në të pesë qendrat e Vlorës kemi rreth 1125 raste të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë që nga fillimi i sezonit, por duket që do të kemi më shumë ngarkesë, pasi vetëm javën e fundit janë vetëm 390 raste që kanë patur nevojë dhe kanë marrë shërbim”, tha Beqaj.

Sipas tij, përgjatë muajit gusht pritet që të ketë një rritje të numrit të turistëve në këto zona dhe për pasojë edhe rritje të numrit të pacientëve, të cilët do kërkojnë ndihmë mjekësore pranë këtyre qendrave.

Ndërkohë që mjekët e Qendrës Shëndetësore të Orikumit theksuan se gjatë 24 orëve paraqiten lloje të ndryshme të problematikave shëndetësore, por kryesisht ato lidhen me problematikat e stinës dhe sezonit turistik.

Për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, funksionimi i pikave shëndetësore në bregdet tregon qëndrueshmërinë e politikave shëndetësore, të cilat janë shumë pranë pacientëve dhe qytetarëve.

Të 25 Qendrat Shëndetësore në vend kanë nisur funksionimin e tyre që prej 15 Qershorit dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit gusht apo edhe më tej, kjo në varësi të fluksit të turistëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?