Sezoni turistik, por Borshi prej ditësh po përballet me ikjen e dritave
Edhe pse sezoni turistik veror ende nuk ka përfunduar, sshati turistik i Borshit në Vlorë duket se po përballet me vështirësi sa i takon energjisë elektrike. Qytetarët thonë se prej disa ditësh përballen me ndërprerjen e herë pas hershme të dritave.
Shkak për këto shkëputje të energjisë dyshohet se është mbingarkesa në rrjet, pasi më problematike situata duket se është gjatë mbrëmjes, në një kohë kur pushuesit kthehen nëpër banesa.
Shkëputje të energjisë qytetarët thonë se ka pasur herë pas here edhe gjatë ditës. Po ashtu qytetarët shprehen po ashtu se për shkak të luhatjes së energjisë dhe shkëputjes së saj po u dëmtohen pajisjet.
KOHA JONË SONDAZH

