Sezoni veror nis me probleme, nën hetim 3 persona në Dhërmi
Sezoni veror ka nisur me probleme. Tre persona janë vënë nën hetim përzënie të hapësirës publike në Dhërmi. Me ardhjen e sezonit të plazhit, ata kanë vendosur struktura pa leje me qëllim zënien e hapësirës së rërës.
Njoftimi i plotë nga Policia
Procedohen në gjëndje të lirë 3 shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas për vepën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapsirën publike, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
A.K., 45 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në vendin e quajtur “Havana e re”, Dhërmi, duke vendosur një skelet hekuri, pa lejen e organeve përkatëse. A.B., 44 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike në vendin e quajtur “Perivoll”, Dhërmi, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse. E.K., 43 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike (trotuar), në shëtitoren e fshatit Dhërmi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme duke drejtuar automjetin, në lagjen “1 Maji”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me inicale R. B., 12 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.