Sfida “Supermenit”, loja e rrezikshme në TikTok, AMA paralajmëron prindërit dhe të rinjtë për trendin e rrezikshëm në Tiktok
Autoriteti i Mediave Audiovizive paralajmëron kundër përfshirjes në një sfidë të rrezikshme që është përhapur në TikTok së fundmi.
Sfida, prej së cilës, në Rumani kanë përfunduar në spital dhjetëra adoleshentë, me fraktura të rënda, quhet, “Sfida e Supermenit” dhe konsiston në hedhjen me njërën dorë përpara, njësoj si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur nga miqtë.
“Prindër e adoleshentë! Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur, “Sfida e Supermenit”. Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë. Nga “loja” e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar në spital me trauma të rënda, mbi 20 adoleshentë. Prindër bëni ni kujdes! Shpjegojuni fëmijëve tuaj rrezikun që fshihet pas tendencave të tilla online!”, shkruan Krasniqi.
“Fëmijë dhe adoleshentë. Mos bini pre e sfidave të tilla. Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, NUK ka asgjë argëtuese në to”, tha në një njoftim Kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi.