Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shahini: Në 4 qytete mësimi fillon më 9 dhjetor. Mësim i përkohshëm në hotele

Aktualitet E mërkurë, 4 Dhjetor 2019 11:24
Shahini: Në 4 qytete mësimi fillon më 9 dhjetor. Mësim i përkohshëm në hotele
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se në Durrës, Kurbin, Vorë dhe në Tiranë, mësimi do të fillojnë më 9 dhjetor, kur në shkollat e tjera të vendit, mësimi rinis nesër. Sipas saj, në 9 qarqe që nuk janë në gjendje të jashtëzakonshme mësimi ka filluar normalisht, ndërsa për tre qarqet e tjera do të fillojë nesër pjesërisht. Në Tiranë sipas ministres nuk do të ketë asnjë shkollë tjetër që do të shembet përveç asaj në Pezë, ndërsa do të prishen edhe disa në Durrës, Thumanë dhe Vorë. Shahini bëri me dije se e hëna tjetër nuk do të bëhet pushim për shkak të 8 dhjetorit për shkak të orëve që humbura të mësimit. Ministrja mohoi denoncimet se mësuesve u është mbajtur gjysma e pagës për të prekurit nga tërmeti. “Unë nuk kam dijeni për këtë, ata që kanë dashur që të dhurojnë, kanë dhuruar, të tjerët nuk kanë kurrëfarë obligimi. Nuk është ndaluar pjesa e pagës për asnjë mësues”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nesër nis shkolla në;

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 6 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 6 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 6 orësh

Lezhë
Mirditë
Kavajë
Rrogozhinë
Kamëz

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në 9 dhjetor nis shkolla në;
Tiranë
Durrësi
Vora
Kurbini

Deklarata e plotë

Në 9 qarqet e Shqipërisë që nuk janë pjesë e zonës që kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pra të gjitha qarqet krahas Lezhës, Durrësit dhe Tiranës, mësimi ka filluar normalisht me 2 dhjetor ndërsa për 3 qarqet që kemi pezulluar mësimin nga nesër do të fillojë mësimi pjesërisht në këto bashki.

Qarku Lezhë mësimi fillon normalisht në të gjitha shkollat e bashkisë Mirditë, nesër me 5 dhjetor. Mësimi fillon normalisht nesër ne Lezhë me 5 dhjetor. Është një shkollë e dëmtuar në Lezhë, shkolla e “Shën Kollit” kemi marrë të gjitha masat për zhvendosjet e nxënësve dhe që nesër do të jenë të zhvendosur në shkollë tjetër.

Bashkia Kurban ka një numër më të madh të shkollave të dëmtuara ndaj mësimi në bashkinë Kurbin fillon me datë 9 dhjetor. Do ti japim më shumë kohë bashkisë që të bëjë riparimet e nevojshme dhe të mund të fillojë mësimi normalisht me datë 9 dhjetor.

Qarku Tiranë, bashkia Rrogozhinë ka raportuar dy shkolla të vogla me probleme të cilat janë sistemuar në shkolla pritëse. Mësimi në bashkinë Rrogozhinë fillon nesër me datë 5 dhjetor.

Bashkia Kamëz ka një shkollë të raportuar të dëmtuar, është shkolla “Sulejman Elezi” me 170 nxënës transferohet prapë në një shkollë urbane, në një shkollë të afërt “Azem Hajdari” në turnin e dytë dhe nuk ka nevoje për transport, por janë marrë të gjitha masat që nxënësit të transferohen pasdite. Kështu që edhe në bashkinë Kamëz, mësimi fillon nesër me 5 dhjetor.

Bashkia Kavajë ka dy shkolla të dëmtuara të cilave iu është siguruar transporti në një shkollë pritëse por përveç kësaj mësimi fillon normalisht me 5 dhjetor.

Bashkia Vorë ka një shkollë të dëmtuar seriozisht, shkolla në Marikaj, nxënësit e së cilës do të transferohen ne Marqinet. Jam siguruar që plani i transferimit për të gjithë nxënësit dhe kam qënë vetë atje. Bashkia Vorë do të fillojë mësimin me 9 dhjetor duke qenë se ka nevojë për më shumë riparime në shkolla.

Bashkia Tiranë përveç fshatit Pezë që shkolla ka dalë komplet jashtë funksionit, nuk ka shkolla të tjera që kanë dëme për t’i nxjerrë komplet jashtë funksionit por ka mjaftueshëm shkolla me dëme mesatare që nuk mund të rihapen nesër. Kështu që në bashkinë Tiranë mësimi fillon në 9 dhjetor.

Etiketat e lidhura

Besa ShahiniMinistrja e Arsimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.