Shahini shpreh ngushëllimet për vdekjen nga Covid-19 të mësuesit nga Rrësheni: Uroj shërim të shpejtë për arsimtarët e tjerë

Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta e mësuesit nga Rrësheni për shkak të Covid-19.

Shahini shkruan se është e nevojshme që gjithsecili të zbatojë sa më me rigorozitet të gjitha masat e nevojshme për tu mbrojtur nga ky virus i pabesë dhe i padukshëm.

Shahini: Mora lajmin e hidhur që një nga mësuesit tanë të nderuar në qytetin e Rrëshenit ka humbur sot betejën me COVID-19.  Shpreh dhimbjen dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare, si për stafin e shkollave ku ai ka dhënë mësim, ashtu dhe për nxënësit që ai ka edukuar ndër vite. Ndaj këtë dhimbje me familjarët e mësuesit Kola, me nxënësit dhe kolegët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të theksoj edhe një herë nevojën që gjithsecili prej nesh të zbatojë sa më me rigorozitet të gjitha masat e nevojshme për tu mbrojtur nga ky virus i pabesë dhe i padukshëm. Çdo jetë e juaja dhe e familjarëve tuaj është e shenjtë dhe duhet mbrojtur nga të gjithë ne si shoqëri, prandaj të respektojmë me rigorozitet të gjitha protokollet shëndetësore. Uroj shërim të shpejtë edhe për arsimtarët e tjerë që janë prekur nga ky virus.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?