Shahini video-mesazh për mësuesit: Faleminderit, bashkë do t’ia dalim!

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, përmes një video-mesazhi, u është drejtuar mësuesve duke i falënderuar ata për punën e mirë që është bërë me nxënësit gjatë kësaj jave.

Mesazhi i plotë i saj:

“Mësues të dashur!
Dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës time për punën e mirë që keni bërë me nxënësit tuaj gjatë kësaj jave. E di që nuk është e lehtë të kalohet nga dërrasa e zezë tek ekrani i kompjuterit, por ju të gjithë e bëtë pa u ankuar fare.
Sot që flasim, rreth 75% të nxënësve kanë patur komunikim me mësuesit e tyre – pra me juve – kanë marrë instruksionet nga ju për detyrat që duhet t’i bëjnë gjatë këtyre 2 javëve. Duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme që të përfshijmë sa më shumë nxënës në komunikim direkt me mësuesit e vet. Kështu që ju ftoj, ju lutem, nëse nuk keni rënë në kontakt ende me nxënësit tuaj, ta bëni këtë sa më parë që është e mundur.
Na pret edhe një javë tjetër e vështirë, ku do të punojmë në kushte shtëpie, por e di dhe jam e bindur që bashkë do t’ia dalim!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?