Shantazh për të dhëna intime të Facebook, arrestohen dy të rinj

Policia ka vënë në pranga dy të rinj pasi akuzohen se kanë shantazhuar një bashkëqytetar për nxjerrjen e disa të dhënave intime, duke i kërkuar një shumë parash

Dy shtetasit E. Hajdarmataj, dhe D. Gjomakaj, që të dy 18 vjeç, u arrestuan në flagrancë kur ishin duke marrë shumën e parave të kërkuara.

Materialet në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

SHKARKO APP