Shantazhonte ish të dashurën se do ti publikonte fotot intime

Nje 25-vjeçar eshte arrestuar nga policia, pas kercenimit te vazhdueshem qe i ka bere ish te dashures, se nese nuk pranonte te rilidhej me te do t’i publikonte fotot intime ne internet.

Sipas policise se Shkodres ne pranga eshte vene shtetasi Ardit Gavoçeja, 25-vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Mesohet se i riu e ka ndjekur në menyrë të vazhdueshme nëpër qytetin e Shkodrës, me automjetin Tip Mercedes Benz me Targë AA 372 HX, ne forme presioni e kercenimi.

Denoncimi eshte bere nga vete vajza, e cila ka rrefyer ne polici per situaten, duke fajesuar ish te dashurin.

SHKARKO APP