Shantazhonte një të ri në rrjetet sociale, dënohet me burg një 15-vjeçare në Tiranë

Një 15-vjeçare është dënuar me 1 vit heqje lirie nga gjykata në Tiranë, për shantazh ndaj një djali 8 vite më të madh, të cilin e kishte njohur në rrjetet sociale.

E mitura është shpallur fajtore për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, megjithatë nuk do të kryejë asnjë ditë burg për shkak të moshës.

Ajo kishte biseduar me djalin në rrjetin social Instagram, bisedë që më pas ishte zhvendosur në rrjetin “SnapChat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aty biseda ishte bërë erotike, si kurth për 23-vjeçarin i cili u shantazhua për t’i dhënë asaj 100 mijë lekë ose do të kallëzohej në polici për ngacmim të të miturve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mesazhin e fundit drejtuar tij, pretendohej se ishte i vëllai polic i 15-vjeçares ai që i shkruante dhe i kërkonte paratë. Por e pyetur në prani të psikologëve ajo tha se kishte vepruar e vetme.

Djali vendosi që para se të dorëzonte paratë e kërkuara prej saj të njoftojë policinë, dhe gjatë shkëmbimit agjentët monitoruan gjithçka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?