SHBA, 36 vjeçari vret me armë 8 persona

Tetë persona janë gjetur të vrarë ne vende të ndryshme në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë këtu edhe autorin e dyshuar 36 vjeçar, i cili pasi ka qëlluar me armë, ka kryer vetëvrasje.

Ndërkaq, një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital. Policia i ka gjetur trupat e pajetë në katër vende të ndryshme në Misuri, pasi kanë marrë një telefonatë nga një vajzë, e cila ka raportuar se ka dëgjuar të shtëna me armë në shtëpinë e saj. Ndërkaq, ende nuk është bërë i ditur shkaku i këtyre vrasjeve, teksa policia është në hetim e sipër.

SHKARKO APP