SHBA alarm global për sigurinë e ambasadave, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar të gjitha përfaqësive diplomatike të Shteteve të Bashkuara në mbarë botën që të nisin “menjëherë” vlerësime emergjente të sigurisë.

Sipas një kabllogrami diplomatik të dërguar të martën dhe të siguruar nga Washington Post, ky urdhër lidhet me “situatën në zhvillim në Lindjen e Mesme dhe rrezikun e pasojave të mundshme”.

Dokumenti thekson nevojën për një rishikim të menjëhershëm të masave të sigurisë në të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane, në një moment kur tensionet në rajon mbeten të larta dhe ekziston frika për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse në javët e fundit udhëzime të ngjashme u janë dërguar disa ambasadave amerikane në Lindjen e Mesme, urdhri i së martës përbën herën e parë që një kërkesë e tillë shtrihet në të gjitha përfaqësitë diplomatike të SHBA-së në nivel global.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kabllogrami mban firmën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet për sigurinë në kuadër të tensioneve dhe përballjes së hapur me Iranin.

Ky zhvillim sinjalizon se Uashingtoni po përgatitet për skenarë të mundshëm reagimesh apo sulmesh ndaj interesave amerikane në pjesë të ndryshme të botës, ndërsa kriza në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?