SHBA anullon emrat e komisionit parlamentar miqësisë Shqiperi-SHBA ku ndodhet emri i Tom Doshit

Pas deklaratës së fortë pak orë pas përjashtimit të Tom Doshit nga PS, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmarrin një tjetër akt të fortë kundër deputetëve të inkriminuar të Kuvendit të Shqipërisë. SHBA anulluan sot një takim të grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri- SHBA. Zyrtarisht nuk ka të dhëna mbi motivet e anullimit të këtij takimi, por mesohet se SHBA ka shprehur shqetësim se në përbërje të këtij grupi ka elementë të inkriminuar. Mes 39 anëtarëve figuron edhe emri i Tom Doshit, përjashtimi i të cilit nga grupi i PS u përshëndet nga ambasada e SHBA. Por nëse Doshi u përjashtua nga grupi i PS, ai dhe të paktën dy të tjerë janë ende në grupin e miqësisë me SHBA dhe kjo përbën një problem ose të paktën arsyen pse mbledhja e këtij grupi është anulluar për herë të dytë.

Burime të besueshme thanë për mediat se SHBA kanë shprehur hapur kundërshti edhe për dy deputetë të tjerë që bëjnë pjesë në këtë listë. Shqetësimin ambasada amerikane mësohet se ia ka shprehur disa herë në rrugë joformale Kyetarit të Kuvendit, Ilir Meta, por deri më tani nuk është bërë asgjë për ndryshimin e përbërjes së grupit të miqësisë. Të njëjtat burime thanë gjithashtu se kryetari Meta, e ka përkufizuar këtë si një çështje tek e cila ai nuk ka kompetencë pasi anëtarët e grupit të miqësisë, i propozojnë grupet parlamentare.

Në kushtet kur ky problem nuk ka marrë zgjidhje, Ambasada e SHBA i ka dërguar në janar të këtij një email zyrtar kryetarit të Kuvendit, ku i kërkon që disa deputetë të dyshuar si të lidhur me krimin apo me të shkuar kriminale të mos jenë pjesë e grupit të miqësisë Shqipëri- SHBA.  Por kanë kaluar përsëri dy muaj pa përgjigje, dhe për më tepër, ngjarjet e fundit që kanë përfshirë Kuvendin dhe poltikën shqiptare, e kanë detyruar ambasadën e SHBA të ndërmarrë një akt më të fortë se letra zyrtare dhe njoftimet zyrtare. Ajo ka anulluar përsëri sot një aktivitet të përbashkët me këtë grup, duke lënë të kuptohet qartë se është e distancuar nga përbërja e tij.

Emrat e Tom Doshit dhe Mark Frrokut, që janë anëtarë të këtij grupi, janë përshirë së fundi në një çështje që po trazon politikën shqiptare dhe e cila po hetohet nga prokuroria. Doshi dhe Frroku patën sot një ballafaqim në prokurorinë për Krime të Rënda. Në këtë dosje hetimore, po hetohen akuzat e Doshit se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka porositur dhe urdhëruar vrasjen e dy deputetëve.

Burime të Koha Jone bëjnë të ditur gjithashtu se edhe Partia Demokratike, e ka ngritur shqetësimin për përbërjen e grupit të miqësisë Shqipëri- SHBA. Po sot, Pandeli Majko kryetar i grupit të miqësisë pohoi për AbcNews se kjo po ndodh për herë të dytë dhe arsyeja janë zhvillimet aktuale politike në vend.

SHKARKO APP