FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA dhe Irani sulmojnë njëri-tjetrin

Pavarësisht armëpushimit SHBA dhe Irani kanë kryer sulme kundër njëri-tjetrit. Në shënjestër të sulmeve nga ajri ishin depo iraniane raketash dhe dronësh, si dhe impiante radarësh.

Pas një sulmi ndaj një anijeje tregtare për të cilin SHBA fajëson Iranin, ushtria amerikane ka goditur si kundërpërgjigje objektiva në Iran. Sipas të dhënave të ushtrisë amerikane në shënjestër të sulmeve nga ajri ishin depo iraniane raketash dhe dronësh, si dhe impiante radarësh në bregdet.

Komanda rajonale amerikane për rajonin e Gjirit Persik, Centcom, tha se “sulmi i pajustifikuar” ndaj anijes tregtare përbënte “qartësisht” shkeljen e armëpushimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më parë presidenti amerikan Donald Trumpe kishte akuzuar Iranin se ka kryer të paktën katër sulme me dron ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit. Një nga dronët kishte goditur anijen tregtare, e cila sipas njoftimeve arriti ta vazhdonte udhëtimin pavarësisht prej dëmtimeve. Ushtria amerikane njoftoi se tre dronët e tjerë i kishte rrëzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trumpi shkroi në platformën e tij Truth Social: “Kjo është qartazi një shkelje e marrë e marrëveshjes sonë për armëpushim”.

Irani po ashtu, sipas deklaratave të veta, sulmoi më pas disa baza të ushtrisë amerikane në rajon. Nuk është e qartë cilat lokacione janë prekur. Udhëheqja në Teheran reagoi në këtë mënyrë ndaj sulmeve nga ushtria amerikane.

Shpërthime në Sirik

Sipas njoftimeve iraniane në qytetin iranian Sirik u dëgjuan duke u gdhirë dita e shtunë (27.06) shpërthime. Këtë lajm e dhanë ndër të tjerë televizioni shtetëror IRIB dhe kanali Press TV. Qyteti në provincën Hormusgan ndodhet në Gjirin Persik, pranë Ngushticës së Hormuzit, dhe ka qenë edhe në të kaluarën shpesh objektiv i sulmeve amerikane.

Uashingtoni dhe Teherani kishin rënë dakord së fundmi për një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund luftës dhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Sipas të dhënave të televizionit amerikan CNN, i cili citon një zyrtar amerikan, sulmet e SHBA-së nuk nënkuptojnë, të paktën për momentin, një rikthim në operacione më të gjera luftarake./DW/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?