SHBA e shqetësuar për amnistinë fiskale, Escobar: Qeveria ta përshtasë sipas standardeve

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shprehur shqetësimin në lidhje me nismën e qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale.

Në një intervistë për ”Zërin e Amerikës”, zv/ndihmës sekretari i Shtetit, Escobar tha se shqetësimet për amnistinë i janë përcjellë qeverisë shqiptare, të cilës i është kërkuar që ta përshtatë atë me standardet ndërkombëtare që kjo nismë të mos përdoret për pastrim parash.

“Po edhe ne kemi disa shqetësime. I kemi diskutuar ato me qeverinë e Shqipërisë. Do t’i bëja thirrje qeverisë së Shqipërisë t’i dëgjojë këto zëra dhe ta përshtatë qasjen ndaj amnistisë fiskale që të jetë në përputhje me standardet globale dhe me kërkesat e BE-së”, tha Escobar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?