SHBA-ja dhe aleatët arabë dënojnë ashpër sulmet iraniane

Një valë e re sulmesh me raketa dhe dronë nga Irani u raportua gjatë orëve të fundit në disa qytete të Lindjes së Mesme.

Sipas raportimeve të agjencive Reuters dhe AFP, kryeqytetet Doha dhe Manama – respektivisht në Katar dhe Bahrejn – si dhe Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Erbili në Rajonin Kurd të Irakut, ishin caqe të sulmeve të reja ajrore.

Banorët raportuan shpërthime të fuqishme dhe sirena alarmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është ende qartë nëse shpërthimet janë shkaktuar nga goditjet direkte të raketave dhe dronëve, apo nga ndërhyrja e sistemeve të mbrojtjes ajrore që i kanë goditur dhe shkatërruar ato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara, Bahrejni, Jordania, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dënuan fuqishëm “sulmet e papërgjegjshme me raketa dhe dronë të Iranit ndaj territoreve sovrane në rajon”.

“Këto sulme pa bazë shënjestruan territore sovrane, rrezikuan popullsinë civile dhe dëmtuan infrastrukturën civile”, thuhet në deklaratë.

Më herët, edhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, i udhëhequr nga Arabia Saudite, dënoi Teheranin për sulmet ndaj shteteve anëtare dhe theksoi “të drejtën për të reaguar” ndaj këtyre veprimeve.

Ky këshill përfshin: Arabinë Saudite, Katarin, Omanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin dhe Kuvajtin.

Deklarata e përbashkët e Uashingtonit dhe aleatëve të tij arabë thekson se veprimet e Iranit “paraqesin një përshkallëzim të rrezikshëm, që shkel sovranitetin e shteteve të shumta dhe kërcënon stabilitetin rajonal. Shënjestrimi i civilëve dhe vendeve që nuk janë të përfshira në konflikte, është sjellje e papërgjegjshme dhe destabilizuese”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 6863 (61.1%)
Jo 4370 (38.9%)

Vota totale: 11233