SHBA sjell ndihma për të luftuar koronavirusin, Manastirliu: Miku i mirë njihet në ditë të vështira!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë ndihma në Shqipëri, për të luftuar koronavirusin.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se SHBA ka sjellë mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore, që poluftojnë në vijën e parë me armikun e padukshëm.
“Miku i mirë njihet në ditë të vështira!
Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me #COVID19??
Faleminderit Ambasadore Yuri Kim @U.S. Embassy-Tirana
Jemi #bashkë në këtë luftë ?#COVID19?????”, shkruan Manastirliu.