Shefi i emergjencave civile: Situata nga përmbytjet drejt përmirësimit
Drejtori i emergjencave civile, Shemsi Prençi nga Novosela, e cila ndodhet nën ujë ka thënë se ishin marrë masat për motin e keq
"Situata e emergjencave civile është njoftuar nga Qendra e Monitorimit të Motit në Sllovaki, Shërbimi Meteorologjik Shqiptar që me 28 dhe Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka informuar plotësisht dhe hap pas pahi të gjitha shtabet e emergjencave në prefekturat Vorë, Fier, Gjirokastër Berat dhe Elbasan. Për këtë janë marrë të gjitha masat.Strukturat e Policisë dhe strukturat FNSH, strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, të Emergjencave Civile dhe të gjithë shtabeve vendore janë angazhuar për të parandaluar emergjencat civile".
Prençi më tej ka sqaruar se situata është e ngjashme me atë të vitit 2005, por për grupet e emergjencës problem ka qenë rezistenca e banorëve, të cilët nuk kanë dëgjuar të largohen nga shtëpitë e tyre, edhe pas thirrjeve se u rrezikohej jeta serisozhisht.
"Nga historiku i emergjencave në Shqipëri dhe nga statistikat rezulton që kjo emergjencë ka ardhur me një intensitet shumë të lartë të reshjeve të shiut në rajonin e Gjirokastër, të cilat kanë shfrytë në lumin Vjosë. Është koha më e shpejtë që ka ndodhur.
Duke iu referuar ngjarjeve në vitin 71 dhe 2005 në këtë rajon, është shkalla më e lartë dhe intensiteti më i lartë i reshjeve për një kohë gjatë, cka ka shkaktuar shpërthimin e lumit Vijosë dhe derdhjen në dy krahët, duke dëmtuar komunën Levan, Novoselë, Frakull me 1100 familje prezencë uji në lartësinë mbi 1 metër në katin e parë të banesave. Deri më tani janë evakuar 300 familje, 140 në zonë e Levanit, 110 në Novoselë dhe 30 në Frakull, 30 ura vajgurore, 15 në Memaliaj. Po kështu rreth 10 mije krerë bagëti. Problem ka qenë rezistenca e banorëve pasi ende nuk është krijuar kulturë në komunitete, si në jug edhe në veri, për të lënë shtëpinë kur njoftojnë shërbimet e specializuara meterologjike dhe ati të pushtetit vendor dhe pushtetit qendror.Për të cilën ne kemi hasur rezistencë sepse nuk donin të lëshonin banesat. Pastaj gjatë natës i kapte paniku dhe kërkonin ndihmë, kur ne e dimë shumë mirë se as forcat e NATO-s nuk operojnë natën, jo strukturat tona operacionale", u shpreh shefi i emergjencave civile.
Shemsi Prençi megjithatë u shpreh se situata është drejtë përmirësimit, teksa ka falenderuar strukturat që janë në terren për të përballuar situatën, por edhe banorët që kanë marrë pjesë vullnetarisht, duke ndihmuar në një situate alarmante prej kohes se keqe
"Unë gjej rastin të përshëndes të gjithë strukturat operacionale të ushtrisë, të policisë, e emergjencave civile, të qendrës vullnetare të emergjencave civile si dhe shërbimet në zonë, sepse shumë peshkatarë kanë ndihmuar me mjetet e tyre private, që kemi bërë të mundur që edhe gjatë natës të evakuojmë madje familja shumë në rrezik, kryesisht, gra, fëmijë e pleq. Ndaj tyre është dhënë ndihma e parë dhe janë dërguar në spitalin e rajonit të Fierit. Situata vijon drejt përmirësimit. Niveli i ujit ka rënë në më shumë se 1 metër dhe jemi më te qenë në operacionin që po zhvillojmë", përfundoi nga Novosela Shemsi Prençi./j.h
KOHA JONË SONDAZH

