Shefi i Forcave të Armatosura ndan dhurata për personat me aftësi të kufizuar

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ishte sot në Qendrën Rezidenciale, të personave me aftësi të kufizuar, “Pëllumbat”, dhe u shpërndau atyre dhurata për festat e fundvitit. Dhurata janë përgatitur nga personeli i Forcave të Armatosura enkas për personat me aftësi të kufizuara të Qendrës Rezidenciale “Pëllumbat”. I pranishëm ishte edhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bazo, vlerësoi punën e Ministrisë së Mirëqenies dhe Rinisë me brezat e rinj për integrimin e tyre dhe kthimin në një forcë punëtore të specializuar dhe të vlefshme për tregun e punës dhe Shqipërinë, por edhe për shërbimin social në mbështetje dhe ndihmë të shtresës më në nevojë të shoqërisë. Gjeneral-major Bazo theksoi se, “heronjtë nuk janë vetëm ata që luftojnë e bien në fushëbetejë, por edhe ata mësues, kujdestarë e vullnetarë, të cilët me dashuri, humanizëm dhe profesionalizëm i shërbejnë kësaj shtrese të shoqërisë sonë”. Me këtë rast, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj vlerësoi kontributin e Forcave të Armatosura, sidomos vitet e fundit, të cilat përveç kryerjes me nder të detyrave dhe misioneve të saj ushtarake brenda dhe jashtë vendit, ka qenë në krye të aksioneve të emergjencave civile, sensibilizimit qytetar, por edhe ato sociale, siç është edhe ky aktivitet

SHKARKO APP