Shefi i NATO-s: E gjithë bota qëndron krah Ukrainës, po forcojmë praninë tonë ushtarake

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin ka shkatëruar paqen në Evropë.

“Putini ka shkatërruar paqen në Evropë. E gjithë bota qëndron në krah të Ukrainës për të arritur paqen.

Faleminderit për mbështetjen e fortë të Polonisë për aleancën tonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Putini shkatërroi paqen, Bjellorusia ndihmoi pushtimin, NATO qëndron pranë Ukrainës. Gjatë javës së kaluar ne kemi forcuar praninë tonë në pjesën lindore të aleancës sonë. Nga Rumania vijnë edhe trupa franceze. Përkushtimi ynë për mbrojtjen është i padiskutueshëm, ne do të vazhdojmë të mbrojmë territorin e NATO-s. Ne nuk synojmë të konfliktohemi me Rusinë, ajo duhet të përdorë mjete diplomatike në mirëbesim. E gjithë bota qëndron në krah të Ukrainës për paqe. Faleminderit për mbështetjen e fortë të Polonisë për aleancën tonë”, tha ndër të tjera Stoltenberg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?