Shefi i NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të përhapet në Europë

Kur do të marrë fund lufta ruse në Ukrainë? Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të dalë jashtë kontrollit dhe të kthehet në një përplasje mes Rusisë dhe aleancës.

”Nëse gjërat shkojnë keq, mund të shkojnë tmerrësisht keq. Në Ukrainë po bëhet një luftë e tmerrshme. Është gjithashtu një luftë që mund të kthehet në një luftë e plotë që përhapet në një përplasje të madhe midis NATO-s dhe Rusisë. Ne po punojmë çdo ditë për ta shmangur këtë”.

Kremlini ka akuzuar aleatët e NATO-s se janë bërë efektivisht palë në konflikt duke i ofruar Ukrainës armë, duke trajnuar trupat e saj dhe duke “ushqyer” inteligjencën ushtarake për të sulmuar forcat ruse.

SHKARKO APP