Shefi i NATO-s, Stoltenberg: Shtojmë forcat e armatosura në Lindje. Do të ndihmojmë me armatime shtesë Ukrainën

Liderët e NATO-s kanë marrë vendimin për të shtuar trupat e forcave të armatosura në Lindje, në ditën kur në Ukrainë bëhet një muaj nga momenti kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e vendit fqinj.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas samitit të jashtëzakonshëm që mbajtën sot liderët europianë dhe amerikanë për situatën në Ukrainë, u shpreh se është rënë dakord për të ndihmuar Ukrainën me municione dhe armatime të tjera.

“Do të dërgojmë dhe pajisje teknike ëpr të mbrojtur Ukrainën nga sumet kimike të Rusisë”, tha Stoltenberg, ndërsa shtoi se “kemi rënë dakord që të kemi disa samite të tjera në vijim, për të diskutuar për këtë çështje”.

SHKARKO APP