Shefi i policisë mohon të ketë kërcënuar Neranxin

Në lidhje me denoncimin e biznesmenit Nikollaq Neranxi kundrejt shefit të policisë, Vojo Peçi, ky i fundit ka mohuar ta ketë kërcënuar dhe aq më tepër që të jetë komshi i tij.

"Jam i habitur dhe më vjen keq për të gjitha këto lajme që kanë dalë sikur unë kam kërcënuar biznesmenin Nikollaq Neranxi. Nuk janë absolutisht të vërteta. Unë e njihja si emër, por ditën që ka pasur një përplasje në distancë mes nesh, nuk isha në dijeni se ishte ai Nikollaq Neranxi.

Unë kisha shkuar për Pashkë në banesën e një mikut tim që është komshi me Neranxin dhe papritur ai më është drejtuar që në distancë duke më thënë "idiot", ka thënë shefi i policisë së Kuçovës, i kontaktuar nga "Panarama". Sipas tij, biznesmeni Neranxi ka konflikt dhe është në proces gjyqësor me mikun e tij, tek i cili vetë Peçi kishte qënë i ftuar për të festuar Pashkët.

SHKARKO APP