Shefi i Shtabit të Përgjithshëm pret në takim ambasadorin e Amerikës në Tiranë
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt. Në një postim në rrjetet sociale, Kingji shkruan se gjatë takimit i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit tonë strategjik në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura.
”Kënaqësi të zhvilloja një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Eric Wendt.
Gjatë takimit, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit tonë strategjik në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura.
Theksova angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive”.

