Shefja e diplomacisë së SHBA takon Rudina Hajdarin
E dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, paraditen e të premtes, zhvilloi një takim në Kryesinë e Kuvendit me deputeten Rudina Hajdari.
Leyla Moses-Ones nuk preferoi të bënte asnjë koment në dalje nga Kryesia e Kuvendit por Rudina Hajdari e pyetur nga Top Channel se çfarë u bisedua në këtë takim tha se:
“Diskutimi u përqendrua në çështjen e Reformës Zgjedhore si dhe mbështetjen për vazhdimin e reformës në Drejtësi si pjesë e detyrave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimit Europian. Zv ambasadorja shprehu mbështetjen e plotë për opozitën parlamentare dhe veprimtarinë e saj në kuadër të përmirësimit të sistemit politik”.
KOHA JONË SONDAZH

