FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shefja e Onkologjikut: Të jesh me ka*cer s’do të thotë se je e paaftë për punë. Ndryshon nëse je duke v**kur

Në një kohë që skandali tek Onkologjiku është ende një alarm, shefja e Onkologjikut, Silvana Çeliku në komisionin e Shëndetësisë tha se të sëmurët me kancer janë të aftë të shkojnë në punë dhe nuk kanë nevojë që të marrin KEMP.

”Ne jemi i vend i vetëm në botë që nuk kemi radhë pritje, 2-3 javë nuk quhet radhë! A ka mungesa? Po ka, dhe do të këtë nuk e fshehim. Problemi i KEMPI-t unë kam opsionin tim, të sëmuresh me kancer nuk do të thotë je e paaftë për punë. Asss kur je duke vdekur këtu pastaj ndryshon”,-tha Çeliku.

Ajo i hodhi poshtë dy akuzat e rënda që janë artikuluar së fundmi në medie, nga opozita por edhe ish-mjekë pranë Onkologjikut. “Unë nuk mund të pranoj 2 gjëra; që ne nuk kemi shërbim radioterapie dhe na vdesin kolegët nga rrezatimi dhe së dyti nuk pranoj dot të thoni që mjekët ulin dozat”, tha ajo. Në Spitalin Onkologjik, siguroi Çeliku, nuk ka rrezatim dhe ndërhyrje te medikamentet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?