Shehaj: Biznesi në krizë, s’paguan dot detyrimet. Qeveria vetëm propagandë e mashtrime

Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën Brisida Shehaj ka denoncuar ditën e sotme situatën e rëndë që po kalon biznesi në vend.

Teksa publikon dhe mesazhet e mbërritura në adresë të saj nga sipërmarrës të ndryshëm, Shehaj u shpreh përmes rrjeteve sociale se Qeveria merret vetëm me propagandë dhe mashtrime, pasi askush nga qeveritarët nuk e vret mendjen për hallet e shqiptarëve.

“Problemet dhe hallet e shqiptarëve, por askush nuk e vret mendjen. Bizneset vazhdojnë ende të mos paguajnë dot detyrimet e 2020, sepse nuk mbledhin detyrimet nga të 3-t. Por sigurisht mos u mërzisni se rilindja ka menduar dhe për ju. Me aeroportin e 20-të te ‘Brryli’ ekonomia do marrë frymë, se lumi i Lanës do rrjedhë bukur do t’i vëmë dhe ca ngjyra dhe pastaj Gjermania të na vijë anash’, u shpreh nënkryetarja e LSI-së për Tiranën Brisida Shehaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?