Shehaj merr dokumentin konfidencial në Kuvend dhe ikën me vrap, PS kërkon përjashtim 60-ditor dhe referim në SPAK

Partia Socialiste kërkon përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi për kreun e partisë ”Mundësia” Agron Shehaj, pasi vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA dhe iku me vrap. Përveç përjashtimit, PS-ja kërkon edhe referimin e çështjes në SPAK. Në kërkesën për përjashtimin e Shehajt, PS thotë se ”Këshilltarja e ndoqi deputetin dhe në përpjekje për ta ndaluar dhe ta rimarrë dokumentin, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda, siç vërtetohet dhe nga pamjet video bashkangjitur kësaj kërkese”.

Po ashtu PS thotë se Shehaj ka kryer përvetësim të informacionit të klasifikuar dhe ka cenuar sigurinë kombëtare. Ata kërkojnë referimin në SPAK duke thënë se Shehaj ka kryer veprat penale si më poshtë:

(i) përvetësimi ose marrja e paligjshme e informacionit të klasifikuar, duke qenë se dokumenti përmban informacion që mbrohet me ligj;

Swiss Digital Desktop Reklama

(ii)vjedhja ose forma të tjera të përvetësimit të paligjshëm, për shkak të mënyrës së marrjes;

Swiss Digital Mobile Reklama

(iii) grabitja sepse dokumenti është marrë me përdorim force ose kërcënimi ndaj personit që e mbante;

(iv) pengimi i detyrës së funksionarit publik sepse forca është ushtruar ndaj një punonjësi publik gjatë ushtrimit të detyrës;

(v) dokumenti lidhet me sekretin shtetëror dhe në këtë rast mund të verifikohen edhe dispozita të posaçme për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, të cilat parashikojnë vepra më të rënda penale, sidomos kur veprimi cënon sigurinë kombëtare dhe personi i dyshuar mund të ketë synuar dorëzimin e këtij materiali aktorëve të tjerë, të paidentifikuar nga ne, por që duhet të hetohen nga prokurorët.

Marrëveshja përmes së cilës Shqipëria do të marrë 302 milionë dollarë kredi për blerjen e pajisjeve ushtarake përmban informacion të klasifikuar dhe për këtë arsye që në nisje të seancës kreu i Kuvendit, Niko Peleshi u bëri me dije ligjvënësve se duhej të firmosin deklaratë konfidencialiteti dhe ta lexonin atë brenda ambienteve të Kuvendit. Shehaj e vodhi deklaratën dhe e nxori jashtë sallës ku duhej ta lexonte materialin e klasifikuar, ndonëse kjo përbën shkelje të legjislacionit për informacionin e klasifikuar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?