Shehaj takim në Kavajë: Shqiptarët duan t’ia dalin me punë

Nga Kavaja, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tregoi se cili është ndryshimi i forcës së tij politike me partitë e tjera që premtojnë se do pasurojnë shqiptarët. Për të “Mundësia” nuk premton qiqra në hell, por thotë se shqiptarët do arrijnë të pasurohen vetë duke mos patur shtetin mbi kurrizin e tyre që t’i pengojë t’ia dalin me punë. Sipas Shehajt, ai po sulmohet për shkak se kërkon ndryshimin dhe jo rotacionin, pasi në 30 vite sistemi nuk ka ndryshuar, dhe partitë politike duan pushtetin vetëm për t’u pasuruar për vete.

”Do vazhdojnë të na sulmojnë se ne jemi rreziku për ta, sepse ne duam një Shqipëri ndryshe. Ne jemi të vetmit që flasim për ekonominë, dhe themi që po nuk u rrit ekonomia, nuk mund të pasurohet Shqipëria. Jemi të vetmit që nuk premtojmë qiqra në hell që do i bëjmë shqiptarët të pasur. Jo mor jo, nuk do i pasurojë qeveria shqiptarët, shqiptarët do pasurohen vetë. Kjo është e vërteta.

Dalin e tregojnë arritjet. Që Shqipëria nuk është ajo e ’91-shit, nuk është meritë e qeverisë, është puna e sipërmarrësve të ndershëm. Nëse shqiptarët nuk kanë bërë më shumë, është faji i qeverive dhe pushtetit që i ka penguar të bënin më shumë, dhe janë detyruar të ikin nga Shqipëria. Ne jemi të vetmit që flasim për një Shqipëri ku mund t’ia dalësh me punë të ndershme, sepse vijmë nga puna dhe e dimë çfarë do të thotë”, tha Shehaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?