Shehi: Do doja që koalicioni ynë të kishte parti të tjera. Kemi një program të mirë

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se ka qenë gjithmonë një mbështetës i listave të hapura, ku kandidatët të konkurrojnë ”kokë më kokë” për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të hyrë në Parlament.

Duke komentuar mbi përbërjen e koalicionit të tij, Shehi shton se do të kishte dashur që të bashkoheshin më shumë parti të spektrit të djathtë, por nuk e pengon qytetarin që të zgjedhë sipas bindjes së vet politike.

”Ne jemi Djathtas për Zhvillim, dhe ky është një koalicion që e drejtoj unë. Lavdia, sedra, por edhe turpi nëse ka më takon mua. Doja që të kishim më shumë parti në koalicion, por edhe kështu ne i kemi ofruar një program të mirë qytetarëve”,-tha Shehi në ”News 24”, duke shtuar se nuk ndjek metoda tradicionale të fushatës, por preferon komunikimin përmes rrjeteve sociale për të përcjellë mesazhet politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?