Shehi: Kushtetuta po ndryshohet për një grusht votash. Basha ka dhënë garancinë për të vënë “tullat” e shtetit

Për ish-deputetin dhe kreun e LZHK, Dashamir Shehu, Kushtetuta po ndryshohet për një grusht votash.

I ftuar në ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora” nga gazetari Besart Kadia, ai u shpreh se kjo nuk është hera e parë që bëhet ky veprim për vota, pasi diçka e tillë u bë në vitet 2008 dhe 2011.

Sipas tij, Kushtetuta duhet të ndryshohet në rastet kur duhet të balancohet presidenti me kryeminstrin, apo për një sistem drejtësie të pavarur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dashamir Shehi: ‘‘Ne po e ndryshojmë kushtetutën për një grusht votash, ç’është ky debat i sotëm? Ta bëjmë kështu apo ta bëjmë ashtu. E kemi ndryshuar disa herë për grusht votash. E kemi ndryshuar në vitin 2008, e kemi ndryshuar në 2011. Ne duhet ta ndryshojmë kushtetutën për të balancuar presidentin me kryeministrin. Ne duhet të balancojmë për një sistem drejtësie të pavarur.”

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?