Shehi: Rama do japë portin e Durrësit me 3D, duam investitorë evropianë që nuk e kuptojnë peshqeshin
Në një intervistë për RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se strategjia e opozitës është një: të rrëzojmë Ramën dhe grupin e tij që ka uzurpuar Shqipërinë.
Shehi tha se opozita do të ngrejë rrogat duke i dyfishuar brenda mandatit të parë të qeverisjes.
Shehi: Unë do të jem kandidat në Tiranë, sikurse ka ndodhur përherë. Çështja është se çfarë do të bëjnë ne si opozitë për të larguar Ramën. Ne kemi bërë një marrëveshje me PD-në. Po të ishte për mua, mirë do të ishte e gjithë shqipëria në njërën anë dhe Edi Rama në anën tjetër. Strategjia është një: të rrëzojmë Ramën dhe grupin e tij që ka uzurpuar Shqipërinë. Kjo tepsi është e keqe për shqiptarët dhe e ka lënë vendin pa bukë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, duke rindërtuar shtetin dhe ekonominë e Shqipërisë.
Rama i ka marrë institucionet e vendit, por mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk i shkon në mendjeje një bujku apo atij në Myzeqe. Ama do t’u shpjegojmë atyre që merren me politike pse duhet kjo gjykatë dhe si do t’i ngremë rrogat. Ne do t’i ngremë rrogat për të gjitha kategoritë dhe do t’i bëjmë dyfish brenda mandatit të parë, se ky është një element që na afron me Evropën dhe mund të ndalojnë migracionin shqetësues.
Shehi theksoi se ky është fundi, prandaj Rama po jep edhe ato pak para që kanë ngelur, duke komentuar mbi koncesionin e portit të Durrësit.
Shehi: Ky është fundi dhe para fundit një qeveri e korruptuar do të japë ato pak para që i kanë ngelur. Ky do të iki, por shqiptarët do të paguajnë borxhet e lëna nga ky për 20 vite me radhë. Rama do të shpërndajë çka për të shpërndarë. Ne nuk dimë se çfarë marrëveshje kemi për koncesionin e portit të Durrësit. Ne një port kemi, pjesa tjetër janë vende ku akustohen barka. Të vetmit port që kemi, ky do të na e heqë. Këto janë përralla dhe ide me 3D. Ajo darka që hëngrën ishte e fundit, se më parë janë ngrënë nja 20. Si mund të jepet gjysma e Shqipërisë, do futen 2 miliardë këtu që nuk dihet se nga vijnë. Pse vijnë këtu? Se përballë kemi Venecian ose Firencen, ose në Livorno, pse nuk shkojnë atje? Se këtu ka interesa të mëdha, ku paguhet kryeministri. Nga na dolën këta investitorë kur në 8 vite investitorët seriozë kanë iku. Ne gjithmonë na vijnë investitorë jo seriozë.
Për Shehin, ne vendin tonë duhet të vijnë investitorë nga Evropa, pasi investitorë të tillë nga Lindja janë aventurierë.
Shehi: Ne po shkojmë në Evropë dhe jo në Gjirin Persik. Andej ka para që mund të jenë edhe të drogës. Aeroportin e kishin gjermanët dhe sot e ka një Kastrati, edhe naftën sikur e kishin disa kanadezë, ndërsa tani na dalin disa kinezë. Evropa nuk e njeh fjalën peshqesh, as fjalën bakllava ose tullumb. Ata paguajnë këto peshqeshe dhe e kanë portën e hapur. I kam dëgjuar përrallat me këta arabët miliarderë. Ata arabët vijnë këtu, korruptojnë nëpunësit këtu, me kryeministrin në krye, blejnë toka dhe bëjnë plane biznesi dhe ua rishesin në tregun e koncesioneve. Shqipëria duhet të rrijë larg këtyre sipërmarrjeve. Unë do të doja njerëz që vijnë nga Evropa, se nuk është Lindje e mbushur me aventurierë.